26 Dhjetor 2024

Rita Ora lanson videoklipin e saj të xhiruar në Prishtinë

Londër, 27 tetor - Këngëtarja nga Britania me famë botërore dhe me prejardhje kosovare, Rita Ora ka lansuar videoklipin e saj më të ri “Shine Ya Light”, i cili është xhiruar në Prishtinë, i cili është një prej videoklipeve më të bukura të parë ndonjëherë nga ndonjë artiste shqiptare. 


“Rita po vjen, Rita po vjen”, kështu fillon videoklipi i xhiruar në Prishtinë, kur një djalosh u bënë thirrje të gjithëve se ajo po vjen. Në fakt ajo ishte, e xhiroi videoklipin dhe tani po ia tregon botës vendlindjen e saj të bukur dhe njerëzit e mrekullueshëm.

Videoklipi vazhdon më pas me Ritën, si ambasadore më e mira e Kosovës nëpër botë, që shkëlqen në skenat të xhiruara në periferi të qytetit, në lagjet brenda dhe pjesa kulminante është dhe performanca e saj në NeëBorn dhe gjesti me duar ‘i shqiponjës dykrenare’, që i tregon botës se këtu jetojnë vetëm shqiptarë.

“Shine Ya Light” e paraqet Kosovën me një imazh që vërtet vështirë se mund të përshkruhet. Flamuri jonë shtetëor shfaqet në shumë skena, në fillim të klipit dhe në një skenë të xhiruar në stadiumin e qytetit të Prishtinës.

Edhe policia e Kosovës kontriboi, duke i thënë botës se tashmë ky vend është i lirë, i pavarur dhe shumë i sigurt, e para së gjithash tejet i bukur. Vlen të përmendet edhe skena në Zone Club, ku natën e paraqitjes së Ritës në shtator ishin mbledhur plot pesë mijë persona.

Videoklipi mbaron me Ritën e cila mbahet te një nga policët me motor, duke treguar se ajo nuk po largohet, në fakt ka qenë gjithmonë këtu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)