Rita Ora: Kosova ka nevoje për mbeshtetje
Londër, 6 qershor - Rita Ora, e cila ka performuar në koncertin bamires Gucci\'s Sound of Change, te mbajtur gjate fundjaves në Londër, nuk ka harruar ta permend Kosovën.
Duke folur lidhur me kete projekt, Rita ka treguar se Chime for Change per te ishte nje mundesi e mrekullueshme per te mbeshtetur ate ne cka ajo beson.
Une jam nga Kosova, nje vend qe ka nevoje per shume mbeshtetje, qofte per shendetesi, para
cdo gje, sepse ka shume vite qe ka qene zone lufte.\"
\"Prandaj per mua eshte dicka dhjete here me e vecante. Jemi angazhuar ne shendetesi ne Kosove per nje kohe dhe une dhe bamiresia ime po punojme ne nje qender rinore per femra , per te shprehur mendimet, per te gjetur strehim e ushqim dhe ckado qe kane nevoje, ka thene kengetarja e lindur ne Prishtine.
Koncerti bamires qe zgjati kater ore ka mbledhur mjete qe do te shkojne ne fondin per bamiresi te Gucci Chime for Change, nje nisme e themeluar nga Beyonce Knowles, Salma Hayek-Pinault dhe Frida Xhanini, me qellim te theksimit te ceshtjes se gruas ne nivel global, duke bere thirrje per me shume cilesi ne arsim, shendetesi dhe drejtesi