Rita Ora ka nevojë për injeksione
I vendosur në kushte të papërshtatshme për një jetesë normale, organizmi i 22-vjeçares ka nevojë për disa suplemente për të kryer normalisht funksionin e tij.
Kështu, këngëtarja dhe mikja e saj Emily Rose, postuan në rrjetet shoqërore fotot e tyre ndërsa bënin secila nga një injeksion me vitaminë B12.
Injeksionet me këtë vitaminë janë të përshtatshme në rastet e lodhjes, letargjisë, gjendjes së të fiktit apo vështirësisë për tu mbushur me frymë, të shkaktuara nga reduktimi i oksigjenit në gjak.
Mungesa e vitaminës B12 në gjak është edhe një shenjë e anemisë, por shumë VIP-a kanë nisur të përdorin këto injeksione, përfshi Madonna, Justin Timberlake, Katy Perry apo Justin Bieber.