Rita Ora imazhi i markës sportive Superga
Londër, 14 mars - Rita Ora është imazhi i markës sportive Superga dhe këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova shfaqet shumë e ëmbël në reklamën për këtë markë.
23-vjeçarja ka postuar një foto në rrjetet sociale ku është e veshur e gjitha me të bardha duke shkruar: Një pjesë nga fushata reklamuese e koleksionit të Superga për vjeshtën.
Këngëtarja po përgatitet aktualisht për një koncert në Zelandën e Re, koncert që do të mbahet të mërkurën e ardhshme.