Rita Ora feston bashkë me shqiptarët
Tiranë, 29 nëntor - Këngtarja nga Kosova me famë botërore Rita Ora ka pushtuar qytetin e Tiranës.
Ajo ka filluar përformimin në koncertin e madh të organizuar në Tiranë për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Këngëtarja nga Kosova, ka dal në skenë rreth orës 23:20.
Jam e lumtur që jam në mesin tuaj sonte, ka thënë Rita Ora duke përshendetur mijra fansa që po brohorisnin nën rebeshin e shiut në sheshin Nëna Tereze në Tiranë në koncertin përmbyllës të manifestimeve të mbajtura me rastin e përvjetorit të 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit kombëtar shqiptar.
Rita ka uruar popullin shqiptar për festën e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe ka falënderuar të gjithë për përkrahjen. Ajo ka ardhur si e ftuar speciale për koncertin që është mbajtur në sheshin Nënë Tereza.
Rita Ora ka kënduar për publikun shqiptar falas, duke kërkuar vetëm kushte optimale për përfomancën e saj. Përsëri e ka bërë me dy duart e saj simbolin e shqiptarëve, shqipen.
Performanca e Rita Orës në Tiranë është komentuar edhe nga 'Daily Mail', sipas të cilës këngëtarja 22-vjeçare interpretoi plot energji dhe entuziazëm duke cuar peshë publikun.
Për këtë media britanike Rita Ora ndodhej në Tiranë për një festival që zhvillohej në ambient të hapur dhe se veshja e zgjedhur nga këngëtarja nuk ishte fort e përshtatshme për motin me shi që shoqëroi mbrëmjen e të mërkurës.
Rita, e cila festoi 22-vjetorin në fillim të kësaj jave dukej ëngjëllore me fustanin e saj, ndërsa në këmbë mbante të veshur një palë këpucë sportive.