Rita Ora, e papërballueshme me të kuqe
Londër, 30 mars - Rita Ora është e famshme për zgjidhjet e veshjeve që bën, po aq sa edhe për muzikën e saj.
Këngëtarja me prejardhje shqiptar edhe njëherë tregoi se ka shije për veshje, duke zgjedhur një kombinim të pantallonave të shndritshme me ngjyrë të kuqe, të kombinuara me një xhaketë të pupëlzuar po ashtu të kuqe.
Ngjyrat e kuqe të pantallonave dhe xhaketës ajo i kishte kombinuar me një këmishë të bardhë dhe këpuca me taka po ashtu të bardha.
Rita kishte vizituar një shitore Topshop, për ta përkrahur mikeshën e saj, trashëgimtaren e kompleksit tregtar Arcadia, Chloe Green që ta lansonte koleksionin e saj të veshjeve.
Pyeteni sa kushtoi kjo zgjedhje e Ritës dhe nëse mund tia lejoni vetes? Vetëm këpucët kushtojnë jo më pak se 1000 euro (895 funte britanike).