15 Janar 2025

Rita Ora, e bukur edhe pa u zhveshur

Londër, 7 maj - Këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora, ka deklaruar se ajo është e bukur edhe kur nuk zhvishet.

“Mua më pëlqejnë rrobat e mia. Unë ndihem mirë kur dikush komenton veshjen time”, – ka thënë Rita për “BBC One”.

Ajo është shprehur se nuk i pëlqen që të vishet njësoj si gjithë të tjerët dhe kjo është arsyeja që ajo vishet tepër ekstravagante.

“I urrej xhinset për faktin se janë mënyra më e zakonshme e veshjes për shumicën e njerëzve”, – ka thënë Rita.

Këngëtarja kosovare ka pranuar se shpenzon shumë kohë për veshjen dhe makijazhin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)