24 Dhjetor 2024

Rinia janë pesimist lidhur me të ardhmen e Kosovës

Prishtinë, 11 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë raportin Analizë e Pulsit Publik mbi çështjet e rinisë.

Ky studim shqyrton perceptimet, qëndrimet dhe pritjet e të rinjëve lidhur me kënaqshmërinë e tyre me çështjet si migrimi, arsimi, punësimi, marrëdhëniet ndëretnike dhe pikëpamjet për të ardhmen në Kosovë.

Për qëllimet e këtij studimi, në janar të vitit 2018, është zhvilluar një anketë me një numër të përgjithshëm prej 452 respodentësh kosovarë të moshës prej 14 deri 35 vjeç. Për më tepër, janë anketuar shtatë focus grupe me 82 respodentë nga Prizreni, Gjilani, Mitrovica, Graçanica, Mitrovica e veriut, Peja, dhe Prishtina.

Rezultatet tregojnë se pjesa më e madhe e respodentëve janë pesimist lidhur me të ardhmen e Kosovës, përderisa shumica prej tyre konsiderojnë se mungesa e rasteve për punësim, varfëria, nepotizmi dhe korrupsioni janë sfidat kryesore të perspektivës së tyre në Kosovë.

Në konferencë do të shpalosen më shumë të gjetura nga raporti.

Projekti Puli Publik, si dhe posaçërisht ky studim, janë mundësuar nga populli amerikan përmes USAID-it.

Në ngjarje do të marrin pjesë Paul Vaca, Drejtor i Programit në USAID dhe Alessandra Roccasalvo, Zëvëndës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)