27 Dhjetor 2024

Rikthehet sërish në skenë shfaqja “Copë Copë”

Prishtinë, 21 shtator - Shfaqja “Copë Copë”, e cila është dhënë premierë në vitin 2015-të, ndërsa do të rikthehet sërish në skenë pikërisht me 26 shtator nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu” në komunën e Ferizajit.

Artistet dhe mbijetuesja e dhunës sëbashku janë bashkuar për të ndarë me publikun copëza përjetimesh nga jetët e tyre. Interpretime të përbashkëta të artisteve dhe të mbijetuarës së dhunës në hapsirën e njëjtë do të riaktualizojnë forcën që këto të fundit kanë gjetur për t’u përballur me realitetin.

Dramaturge e kësaj shfaqje është Blerta Zeqiri, ndërsa regjia është bërë nga Zana Hoxha – Krasniqi.

Aktoret të cilat do të interpretojnë janë: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.

Performanca është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa është përkrahur nga CFD.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)