Rihannës i bien pantallonat
New York, 17 maj - E mësuar me ture dhe mbajtjen e spektakleve në të gjithë botën, Rihanna u bë për pak protagoniste e një shfaqje të papritur ndërsa po rikthehej në hotelin ku qëndron në New York.
Ndërsa fotografët ishin vendosur në pritje për ta fotografuar, 25-vjeçarja pësoi një problem me pantallonat që i rinin të lira.
Këngëtares i ranë në ecje pantallonat e saj të lëkurës, por Rihanna reagoi me shpejtësi, duke kufizuar dëmet.
Megjithatë, ky incident shërbeu për të ilustruar se pas ndarjes me Chris Broën dhe historisë së re që përflitet se këngëtares ka nisur, ajo është në formë të shkëlqyer fizike e ka humbur disa kilogramë.