Rihanna tregon trupin me veshjet e saj ekstravagante
New York, 12 mars - Rihanna edhe një herë tjetër ka dashur të tërheqë vëmendjen ku edhe ia ka arritur qëllimit me veshjet e saj ekstravagante.
Këngëtarja 24-vjeçare u fotografua pas një darke me miqtë në New York e veshur me një bluzë transparente që tregonte gjithçka.
Në një intervistë të fundit, ylli i muzikës është shprehur se ka filluar shumë vonë të vlerësojë trupin e saj: Gjatë pushimeve dhe xhirimeve të videoklipeve kam kuptuar që më pëlqen shumë trupi im edhe pse nuk është perfekt. Ndihem seksi.
Ndërsa në një intervistë të dhënë për revistën Vogue disa muaj më parë, Rihanna pretendonte se nuk ishte duke u stërvitur për të rënë në peshë, por vetëm për të mbajtur trupin e saj të tonifikuar.
Për herë të parë në jetën time, nuk dua që të heq zonat e mia të bëshme. Thjesht, dua të kem një trup të tonifikuar, deklaroi këngëtarja e lindur në Barbados.