Rihanna shtatzënë
New York, 19 prill - Rihanna anuloi një sërë koncertesh nga turi i saj botëror Diamonds, ku përpos ndjesës së kërkuar ndaj fansave, sqaroi se kishte probleme shëndetësore ndaj nuk mund të zhvillonte disa prej këtyre koncerteve ashtu sic ishte përjashtuar në kalendar.
Kaq ka mjaftuar që në mediat rozë në Shtetet e Bashkuara të përflitet për një shtatzani të këngëtares nga Barbadosi.
Zërat të tillë u përforcuan pas disa fotove të publikuara në media ku 25-vjeçarja shfaqet e veshur sportive me kapele dhe syze në dalje të një qendre mjekësore në Los Anxheles.
Që të përflitej më fort për këtë shtatzani mediat sollën në kujtesë një intervistë të këngëtares dhënë në muajin dhjetor, pak pas rikthimit të saj në krahët e Chris Broën.
Atëherë Rihanna do të deklaronte lumturinë për këtë ribashkim dhe objektivin që brenda 5 viteve të kishin një fëmijë.
Vetë këngëtarja nuk ka reaguar ndaj këtyre zërave, ndërsa burime pranë i mohuan kategorikisht duke i cilësuar si false.