Rihanna shfaqet me një fustan të gjatë deri në fund të këngëve
Monte-Karlo, 31 korrik - Gjatë pushimeve të zgjatura që Rihanna është duke kaluar në Europë, ka qenë një sfidë e pamundur ta shikoje këngëtaren me çfarëdo veshje tjetër veç rrobave të banjos.
Për këtë arsye, ishte një surprizë e vërtetë që në vizitën e saj në Monte-Karlo, 25-vjeçarja u shfaq me një fustan të gjatë deri në fund të këngëve.
E impresionuar nga luksi i Principatës, e lindura në Bahamas u duk e entuziasmuar ndërsa shëtiti në Monako, përfshi edhe në zonën e famshme të kazinosë.
Megjithatë, situata e panatyrshme e një Rihanne të veshur u ndryshua brenda shumë pak kohe, sepse mjaftuan disa orë që këngëtarja të korrigjonte gabimin, duke publikuar në rrjetin shoqëror Twitter një foto të re të sajën, e rikthyer në rrobat e banjos tepër të ngushta.