Rihanna sërish e sëmurë, shtyn koncertin
Hollywood, 17 prill - Që kur ka nisur turin e saj botëror Diamonds në fillim të muajit maj, Rihanna ka shtyrë dy data koncertesh për shkak të një laringiti, ndërsa të hënën në mbrëmje, numri i shfaqjeve të parealizuara prej saj shkoi në tre.
Promotori nuk ka përcaktuar sëmundjen e 25-vjeçares, por sipas Hollywood Life, laringiti i është rikthyer duke e detyruar të shtyjë koncertin e Bostonit.
Një burim tha për këtë faqe: Asaj i vjen shumë keq, por nuk ka çfarë të bëjë. Tani po qetësohet.
Në muajin maj, një burim theksonte për The Sun se doktorët kanë këshilluar këngëtaren nga Barbados të ketë kujdes me shëndetin dhe të heqë dorë nga festat deri në orët e para të mëngjesit pasi ka nevojë për pushim.