Rihanna rrëzohet sërish në skenë
Londër, 14 maj - Pas disa javësh, kengëtarja nga Barbados, Rihanna rrëzohet sërish në skenë.
Këtë herë, ajo u rrëzua në koncertin e zhvilluar në Angli për turneun e saj "Last Girl On Earth". Rihanna-s nuk i kanë mbajtur këmbët gjatë interpretimit të këngës "Te Amo", ku u rrëzua papritur nga shkallët.
Ajo është ngritur menjëherë duke vijuar show-n sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Por menjëherë pasi këngëtarja nga Barbados është rrëzuar në skenë, në internet kanë dalë zëra se ajo e ka kthyer në rutinë këtë gjest për të gjetur një mbështetje sa më të madhe publicitare.
A është e vërtëtë? Këtë do ta tregojë koha gjatë ndalesave të ardhshme të tuneut