Rihanna refuzoi ribashkëpunimin me Eminem
SHBA, 1 nentor - Këngëtarja amerikane Rihanna, refuzoi një bashkëpunim të radhës me reperin Eminem, pasi ishte e frikësuar se regjistrimi i një pjese të dytë të këngës Love The Way U Lie, nuk do të ishte më i mirë se versoni origjinal.
Hiti Love The Way U Lie ishte në krye të toplistës amerikane për mëse shtatë javë dhe ishte në krye në 22 shtete të tjera. Eminem filloi punën në Love The Way U Lie (pjesa e dytë), por Rihanna e refuzoi ribashkëpunimin.
Kur dëgjova idenë për një pjesë të dytë, unë e kundërshtova menjëherë. Ndjej se nuk mund të mposhtet origjinali. Nuk ka mënyrë se si ta rrëzojmë versionin e parë, por pse të konkurojmë ndaj tij?, theksoi Rihanna.