Rihanna, për 5 vjet, 30 modele të ndryshme flokësh
Los Angelos, 8 prill - Ishte zeshkane, bionde, brune, kurse momentalisht i ka flokët e ngjyrosur me ngjyrë të kuqe të ndezur, gjë që fal saj është shndërruar në trend të ri në botë. Brenda pesë vjetëve, ajo ka ndërruar 30 stile të ndryshme flokësh.
Të dielën Rihanna shfaqi një model të ri flokësh, kur ishte e ftuar në ceremoninë e Country Music Awards.
Këngëtarja me origjinë nga Barbadosi ngjante me një pjesëtar të grupit legjendar Beatles me modelin e saj të flokëve të viteve `60.
Kur ndryshoj modelin e flokëve, përveç stilit, ndryshon edhe muzika ime, tha Rihanna për revistën Vogue.