Rihanna: Nuk kam kohë për lidhje dashurie
Los Angeles, 1 prill - Këngëtarja amerikane, Rihanna, për një kohë të gjatë është përfolur për një lidhje të mundshme me aktorin e famshëm Leonardo DiCaprio, mirëpo këto ditë ajo ka mohuar këtë lidhje.
Në një intervistë për revistën Hello!, 27-vjeçarja ka mohuar spekulimet se është në lidhje me aktorin 40-vjeçar, duke thënë se nuk ka kohë për dashuri shkaku i angazhimeve të shumta në karrierën e saj.
Kur u pyet se si i duket lidhja Rihanna DiCaprio, këngëtarja është përgjigjur: Më duket sikur ju duhet të qëndroni larg rrjeteve sociale sepse gjithmonë gënjejnë.
Jam shumë e zënë me punë dhe nuk kam kohë për tua ofruar meshkujve, pra të jem e sinqertë nuk e kam ndërmend ta ftoj edhe dikë tjetër në këtë jetë.