Rihanna nisi turneun në Kanada
Montreali, 19 mars - Rihanna nisi me dy orë vonesë nga Montreali në Kanada turin e saj botëror, Diamonds World Tour, e megjithatë fansat e grumbulluar u treguan të duruar dhe i dhuruan këngëtares 25-vjeçare një pritje të ngrohtë.
Dalje me vonesë prej 2 orësh nga orari i parashikuar, nuk ishte një arsye e fortë për këngëtaren që tu kërkonte ndjesë fansave të saj, megjithatë, Rihanna korigjoi gabimin me anë të një postimi në Twitter ku falenderonte të gjithë të pranishmit.
Këngëtarja u detyrua të pezulloje dy koncertet e para të turit të saj botëror dhe shkak për këtë u bë një shqetësim në laring, gjë që të pranishmit në koncertin e Montrealit të dielën në mbrëmje, thonë se u vu re, teksa 25-vjeçarja shmangte tonet e larta gjatë këndimit.