Rihanna ngatrrohet me fansat në Twitter
Los Angelos, 7 janar - Rihanna nuk lë gjë ti shpëtojë këto ditët e fundit. Këngëtarja e famshme ka vendosur që ti kthejë përgjigje të gjitha komenteve negative që ndjekësit e saj i bëjnë në Twitter.
24-vjeçarja iu kundërpërgjigj një personi i cili kishte shkruar se ajo duhej të vdiste nga një mbidozë, njësoj si Whitney Houston.
Ky person kishte komentuar në një foto ku shihej kanabis, foto që Rihanna e kishte postuar në profilin e saj.
Këngëtarja u përgjigj me ironi: Ashtu është sepse Whitney kaloi mbidozë me një teke hashash! Zhduku prej këtej, çupëlinë!