Rihanna, në gjyq për pirateri
SHBA, 16 shkurt - Një fotograf i njohur i botës së modës dhe regjizor videoklipesh, David LaChapelle, bëri të ditur se do të hapë një proces gjyqësor ndaj Rihanna-s, për përdorimin e paautorizuar të fotografive të tij në videoklipin e saj të fundit.
Sipas pretendimeve të fotografit, i cili u prononcua për Reuters, videoklipi S&M bazohet në tetë skena, të cilat janë pjesë e tetë fotografive të tij.
Menjëherë pas publimit të videoklipit, LaChapelle akuzoi këngëtaren nëpërmjet faqes së tij në Twitter, por tani çështja do të përfundojë në një gjykatë.
LaChapelle është i njohur për drejtimin e disa videoklipeve të njohura, si Everytime i Britney Spears, Dirty i Christina Aguilera dhe Rich Girl i Gwen Stefani.