Rihanna ndryshon sërish pamjen
Los Angelos, 12 prill - Ndryshimi i pamjes është shndërruar për Rihanna-n një normalitet i ngjashëm me ndryshimin e veshjes, ndërsa tashmë ajo u prezantua në publik me një prerje të re flokësh.
Gjatë javëve të fundit, ajo ishte bërë protagoniste e disa ndryshimeve të tilla. Rihanna, e cila bëri bujë nëpërmjet flokëve si shkurre të kuqe, u fotografua në daljen nga një restorant italian në Los Angelos me flokë të shkurtër dhe të shkatërruar.
Ajo që nuk ka ndryshuar është ngjyra e kuqërremtë, e cila vazhdon të mbetet në kokën e 23-vjeçares.
Megjithatë, duke gjykuar nga precedentët e saj, edhe kjo do të ndryshojë shumë shpejt.