Rihanna ndahet sërish nga Chris Brown
New York, 19 dhjetor - Rihanna ka lënë të kuptohet se është ndarë sërish nga Chris Brown, disa muaj pasi u pajtuan edhe pse këngëtari është në liri me kusht për rrahjen e saj në vitin 2009.
Në Instagram, 24-vjeçarja postoi të martën një mesazh që konfirmon se çifti është ndarë.
Të jesh beqare ta shpif. E vetmja gjë që më ka mbetur të bëj është të bëj atë që dua, shkroi Rihanna.
Fundi i marrëdhënies erdhi pasi Chris Brown është parë duke festuar në shoqërinë e disa vajzave në Paris gjatë turit të tij dhe duke ngrënë me ish të dashurën Karrueche Tran në Dubai.