23 Dhjetor 2024

Rihanna ndahet nga i dashuri

Barbados, 29 dhjetor - Mediat amerikane raportojnë se Rihanna është sërish vetëm, pasi është ndarë nga i dashuri i saj Matt Kemp.

Sipas burimeve të revistës Us Weekly, lidhja njëmbëdhjetëmujore e çiftit përfundoi para Krishtlindjeve.

Burimet kanë thënë se Rihanna ka qenë aq e zënë me udhëtimet e saj, saqë lidhja e tyre nuk dukej aq serioze.

Sidoqoftë, zëdhënësit e këngëtares nuk e kanë pohuar ose mohuar ndarjen.

Ajo po kalon pushimet e fundvitit në vendlindjen e saj, Ishujt Barbados. Këngëtarja po kalon disa kohë me vëllain e saj të vogël, Rajad, dhe me pjesëtarët e tjerë të familjes.

Gjithashtu, Rihanna është parë dje duke bërë xhiro me një motor uji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)