Rihanna: Lidhja me Chris Brown përfundoi
New York, 9 nëntor - Rihanna ka zbuluar se lidhja e saj me Chris Brown ka përfunduar.
Këngëtarja e famshme, e cila kohët e fundit u pajtua me reperin amerikan, ka thënë se nuk janë më bashkë.
Nuk jemi më të lidhur, por kemi mbetur miq, theksoi 24-vjeçarja në një intervistë në Facebook.
Në vitin 2008 Chris Brown dhunoi partneren e tij Rihanna dhe u dënua me punë të detyruar dhe një program rehabilitimi.
Por kohët e fundit dy këngëtarët janë parë së bashku në shumë evente. Kur mendohej se pajtimi i tyre do të zyrtarizohej, ja ku vjen edhe kjo deklaratë e 24-vjeçares që mbyll gjithçka.