Rihanna kritikohet edhe nga fansat e saj
Los Angeles, 5 tetor - Rihanna kritikohet edhe nga fansat e saj Rihanna ka marrë shumë kritika për videoklipin e këngës Pour It Up, por ajo që bën përshtypje është se këto kritika kanë ardhur nga fansat e saj, të cilët e kanë konsideruar këtë video si të turpshme dhe pornografike.
Shumë persona kanë përdorur rrjetet sociale për ti bërë të ditur këngëtares se duhet ti vijë turp nga vetja me daljen e saj më të fundit.
Këngëtarja 25-vjeçare shfaqet pothuajse e zhveshur dhe merr poza tejet provokuese. Mbretëresha e pop-it ka zgjedhur të ulet në një fron të artë në këtë videoklip dhe aty merr pozicione nga më të ndryshmet, përfshirë me kokë poshtë.