Rihanna i pëlqen të pasmet e Beyonce
New York, 2 shkurt - Këngëtarja e njohur nga Barbados, Rihanna, ka deklaruar për mediat ndërkombëtare se i pëlqen të pasmet e koleges së saj, këngëtares Beyonce. Ajo ka shtuar se Beyonce ka trup të përkryer.
Edhe pse Rihanna shpesh paraqitet në publik me kostume provokative e fustane të shkurtra, këngëtarja në të vërtet nuk është e kënaqur me dukjen e saj.
Si çdo femër edhe unë nuk jam në tërësi e kënaqur me trupin tim. Do të dëshiroja shumë ti kem të pasmet si Beyonce, ka thënë Rihanna, e cila e ka pranuar se e ka zili kolegen e saj për trupin që ka.
Por, edhe pse jo në tërësi e kënaqur, Rihanna ka sqaruar se ajo nuk mendon se duket keq dhe sipas saj nuk ka asnjë njeri në botë që është i kënaqur njëqind për qind me dukjen e vet.