Rihanna godet fansen me mikrofon
Gjatë koncertit të zhvilluar në Birmingham, pjesë e Diamonds World Tour, këngëtarja Rihanna ka goditur me mikrofonin e saj një fanse shumë këmbëngulëse, që e tërhoqi nga dora dhe nuk e lejoi të vazhdonte ecjen në hapësirën mes skenës dhe publikut.
Stafi i këngëtares 25-vjeçare nuk bëri asnjë koment për incidentin e ndodhur më 19 qershor, ndërkohë që vetë Rihanna deklaroi në televizion: Ajo k . nuk po më linte të ikja, ndaj e qëllova.
Ndërkohë sipas informacioneve, fansja nuk pësoi asnjë dëmtim serioz.