Rihanna fiton gjysmë milion dollarë për një orë
Barbados, 21 janar - Ylli muzikor nga Barbadosi, Rihanna, do të marrë gjysmë milion dollarë për një orë duke kenduar në mbrëmjen gala në Florida.
Rihanna kete shume do ta fitojë në një mbrëmje humanitare, në të cilën do të mblidhen të ardhura për institutin ne luftën kundër kancerit.
Mbrëmja do të organizohet në pronën e miliarderit Donald Trump, "Mar-a-Largo".
Siç transmetojnë mediat amerikane, Rihanna do të performojë para 600 të ftuarve, të cilët do t`i paguajnë biletat midis 2 mijë dhe 20 mijë dollarëve.