Rihanna: Do ndjej për Chris deri në vdekje
Los Angeles, 7 tetor - Rihanna i shokoi të gjithë fansat me një deklaratë për ish-të dashurin e saj Chris Brown.
Do të ndjej për të deri sa të vdes, ka thënë këngëtarja për revistën Vanity Fair. Intervistën Rihanna e ka dhënë teksa pozonte për kopertinën e muajit nëntor në Kubë.
27-vjeçarja pranoi se ajo dhe reperi nuk kanë më një marrëdhënie, por tha se ndjenjat për të mbeten.
Brown e dhunoi këngëtaren një natë përpara ndarjes së çmimeve \"Grammy\" në 2009-n dhe fotot e saj me fytyrën e nxirë u bënë publike nga amerikania TMZ.
Pavarësisht kësaj, në dhjetor të 2012-s, ylli i Diamond dhe reperi 26-vjeçar u rikthyen sërish bashkë.
E pyetur se përse u rikthye pas dhunës që Brown ushtroi mbi të, RiRi tha për VanityFair se, shpresonte që mund ta ndryshonte atë, megjithatë pranoi se ishte gabuar.