Rihanna dhe Chris komunikojnë sërish
Hollywood, 19 maj - Rihanna dhe ish i dashuri i saj, Chris Brown, mbajnë përsëri kontakte me njëri-tjetrin, dy vjet pasi e rrahu.
Chris nuk ka ndalesë nga gjyqi që ti afrohet ish të dashurës, dhe ka nisur të komunikojë me të, por deri tani vetëm përmes internetit në Twitter.
Megjithatë, kjo çështje duket sikur është ende e ndjeshme për këngëtaren, pasi kur një fans i saj e ka pyetur nëpërmjet Twitter-it për marrëdhënien e tyre ajo ka deklaruar:
Jemi në Twitter të mallkuar, jo në altar! Më vonë, si duket Rihana ishte penduar për mënyrën e reagimit të saj: Më vjen keq, nuk desha të shprehem ashtu. Por, desha që ta bëj të qartë këtë gjë, transmeton BW.
Çifti është ndarë përfundimisht në shkurt të vitit 2009.