Rihanna darkon e vetme
Californi, 24 gusht - Është diçka e rrallë që të Rihanna të fotografohet në publik pa shoqërinë e e miqve dhe ndihmësve të saj.
Megjithatë, 24-vjeçarja duket sikur kishte nevojë për pak qetësi dhe kohë vetëm, ndërsa u paraqit e pashoqëruar për të darkuar në një restorant italian në Californi.
Të vetmit shoqërues ishin truprojat e saj, të cilat ecën së bashku deri në hyrje të restorantit, për të lënë të pashqetësuar këngëtaren gjatë mbrëmjes.
Në muajin korrik, Rihanna pushoi në bordin e një jahti për dy javë në Detin Mesdhe, ndërsa vizitoi disa qytete të ndryshme italiane.
Që prej atëherë, edhe dashuria e saj me ushqimin italian ka qenë e pandashme, me këngëtaren që vizitoi restorantin italian Giorgio Baldi.