Rihanna censurohet në Francë
Paris, 23 nëntor - Videoklipi i këngës We Found Love është censuruar në Francë sepse sjellja e këngëtares Rihanna në të është shumë provokuese.
Në këtë klip tregohet marrëdhënia e vështirë e këngëtares nga Barbados me një model dhe televizionet franceze nuk mund ta transmetojnë para orës 10 të mbrëmjes.
Gjatë realizimit të videos në Irlandën e Veriut, Rihanna u qortua nga fermeri sepse ishte veshur në mënyrë shumë provokuese në pronën e tij.
Gjithsesi Rihanna shprehet shumë krenare për punën e saj: Me shumë mundësi është video më intensive që kam realizuar sepse flet për dashurinë. Dashuria të bën të varur dhe kur je i varur gjithçka bëhet e rrezikshme.