Rihanna adhuron Adelen
Barbados, 3 maj - Rihanna e ka deklaruar publikisht se e adhuron këngëtaren Adele. Madje a jo ka theksuar se në qoftë se e gjen dikë që nuk i pëlqen këngët e Adeles do të ketë probleme të mëdha.
Kush nuk do ta donte? I marr shumë personalisht kritikat në llogari të Adele, tha këngëtarja 24-vjeçare nga Barbadosi.
Rihanna ka pranuar se, megjithatë, e ka të vështirë që të dëgjojë albumin e shumëshpërblyer 21 të Adeles, për shkak të vargjeve emocionale.
Është e vështirë për mua që të zgjedh këngën e preferuar, sepse flasin për shumëçka. Aq shumë më prekin saqë vij në situatë që duhet të ndalem së dëgjuari ato, sepse më deprimon, thotë Rihanna.