27 Dhjetor 2024

Rihanna, 1,75 milionë dollarë për bamirësi

Los Angelos, 25 dhjetor - Rihanna i dhuroi 1,75 milionë dollarë një spitali në Barbados, vendlindjen e saj, për të nderuar kujtimin e gjyshes që ndërroi jetë gjatë 2012-s.

Këngëtarja 24-vjeçare theksoi se është e nderuar që të kontribuojë për vendin e saj në këtë mënyrë.

Shuma e dhuruar spitalit do të shpenzohet për blerjen e pajisjeve mjekësore.

”Mendoj se ky kontribut do të ndikojë shumë për të përmirësuar jetën e njerëzve të Barbadosit, të cilëve u detyrohem të gjithë atë që kam arritur”, deklaroi Rihanna.

24-vjeçarja ishte këngëtarja e tretë më e paguar e 2012-s, me fitime totale prej 53 milionë dollarësh.

Shuma e dhuruar prej saj, ndonëse tepër bujare, mbetet dukshëm larg rekordit të vendosur më parë gjatë dhjetorit nga themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, i cili vendosi të dhuronte 500 milionë dollarë tek një shoqatë bamirësie për të mbështetur projekte në arsim dhe shëndetësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)