Rihana sëmuret, anulohet axhenda në Britani
Londër, 8 qershor - Që prej ndarjes nga Chris Brown, këngëtarja pop Rihana duket se bënë një jetë të çrregullt.
E destinuar të jetë përditë në evente të ndryshme në mbarë botën, ajo zgjedh të ketë një jetë të shkujdesur, aq sa nuk arrinë ti përfundoj axhendat e saj.
Nuk ka kaluar akoma një muaj që nga hera e fundit që ajo ka qenë e shtruar në spital. Për të njëjtën arsye duket se këngëtarja e ka anuluar qëndrimin e saj prej 10 javësh në Angli.
Sipas të përditshmes The Sun, Rihanna gjithashtu është tërhequr edhe nga filmimet e Tv Show-t për Sky Living për të shkuar në turin e saj në Angli por edhe këtë të fundit e ka anuluar.
Kjo lodhje e tejskajshme duket se është rezultat i mbrëmjeve pa gjumë dhe nga konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike nga këngëtarja.
Por, një gjë është e sigurt, me këto mangësi ajo po i zhgënjen së tepërmi fansat në të gjithë botën. Këngëtarja ka hedhur në adresën e saj në Twitter një fotot ku duket një surum në krah.