Rifillon faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan
Gjilan, 22 korrik - Ka rifilluar faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan, projekt i cili po realizohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Komuna e Gjilanit dhe MKRS do të përfundojnë punimet në trupin dhe ambientet përreth Sahat Kullës.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm sepse e kthen memorien e trashëgimisë kulturore të rrënuar të Gjilanit nga sllavokomunistët dhe regjimet e kohës.