23 Dhjetor 2024

Rifat Berisha, fitues i festivalit “Rapsodia Shqiptare”

Skenderaj, 30 dhjetor - Në natën finale të festivalit ‘’Rapsodia Shqiptare’’, nga juria profesionale janë shpallur fituesit e çmimeve kryesore që ndahen në këtë festival, ku vendin e tretë e mori  Fetije Terstena, vendin e dytë Resmije Krasniqi kurse vendin e parë, fitues i këtij festivali, për këtë vit u shpallë këngëtari, Rifat Berisha, i cili këtë çmim e mori nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Gjatë këtij festivali u ndanë edhe çmime tjera si, çmimi i 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të cilin e mori Merita Sahiti, çmimi grupi më autentik shkoi për grupin “Lulet e Malësisë”, çmimi i publikut i takoi Festim Mazrekut, debutanti më i mirë, Rrezarta dhe Blinor Gashi, veterani i festivalit, Januz Mushkolaj si dhe çmimi i karrierës, Imer Sefë Mleqani.

Festivali ‘’Rapsodia Shqiptare’’ zgjati tri ditë, kurse është përkrahur nga Komuna e Skenderajt, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, “Fashion Designer Kosovare e Fitore”, “Foto Kabashi, “Foto Dani”, “Hill Production”, kurse sponsor medial ishte Radio Televizioni i Kosovës- RTK.

Ky festival  u drejtua nga Ramiz Shala, Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Skenderajt,  bashkë me ekipin koordinues.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)