Richard Gere me film të ri
Nju Jork, 19 gusht - Aktori i njohur amerikan 64 vjeçari Richar Gere, fituesi i Globit të Artë për filmat Chicago dhe Pretty Woman nuk e ka ndërmend të ndalet.
Filmi i tij i radhës është Henry & Me premiera e të cilit u shfaq në teatrin Ziegfeld në qytetin e Nju Jorkut dje.
Richard Gere kishte shkuar në premierë i veshur me pantallona xhinse, bluzë me mëngë të shkurta dhe xhaketë të gjelbër.