Richard Gere: Martesa me Crawford nuk ishte perfekte
SHBA, 16 mars - Aktori i famshëm hollivudian, Richard Gere ka folur për martesën e tij të dështuar me supermodelen Cindy Crawford.
Ylli filmave "Pretty Woman" dhe "Runaway Bride", i cili u martua me Crawford në Las Vegas në vitin 1991 u nda nga ajo pas tre vitesh martesë, ka shpjeguar arsyete e divorci të tyre.
Sipas aktorit të famshëm amerikan arsyeja kryesore e këtij divorcia ka qenë diferenca e madhe në moshë mes tyre.
"Jam martuar me të pasi nuk kam dashur ta humb Crawford. Por ne nuk kishim një martesë të përkryer - nuk ndodhi ashtu siç dëshiruam ne të dy. Martesën personalisht unë e imagjinoj si një rrugë e cila një çift duhet ta përshkruaj përherë në të njëjtin drejtim", është shprehu Richard Gere.