Ribotohet në Gjermani Mein Kampf i Hitlerit
Berlin, 25 dhjetor - Mein Kampf i Adolf Hitlerit, do të dalë në shitje në Gjermani javën e ardhshme për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Instituti për Historinë Bashkëkohore me seli në Mynih (IFZ) ka ripublikuar shënimet kritike të udhëheqësit politik nazist, ku pas 70-vjetëve ky libër merr të drejtën e autorit, e cila është mbajtur nga shteti duke ndaluar çdo ribotim të tij, që skadon në fund të dhjetorit.
Historiani dhe shkrimtari gjerman, Sven Felix Kellerhoff përshëndeti masën e cila thyen tabunë, duke theksuar periudhën e gjatë të ndalimit të ribotimit të librit.
Kellerhoff, autor i \"Berlini nën Kryqin nazist\" dhe \"Stasi dhe Perëndimit\", tha se kufizimi ka qenë kundërproduktiv dhe kishin dështuar në parandalimin e propagandës neo-naziste, në vend të kësaj ka krijuar mite të reja në lidhje me librin.
\"Faqet e internetit të ekstremit të djathtë kanë përdorur prej kohësh këtë si propagandë, duke pretenduar se Mein Kampf përfshin disa të vërteta shumë të rëndësishme të cilat mbahen sekret nga publiku gjerman\", tha ai.
\"Sigurisht këto pretendime janë të pakuptimta. Por politika e ndalimit ka çuar në krijimin e miteve të reja në lidhje me librin. Kjo nuk është përmbajtja e librit, por më tepër këto mite rreth Mein Kampf, e bëjnë këtë më të rrezikshme\", thotë ai.
Mein Kampf i Hitlerit (Beteja ime) ishte shkruar nga lideri nazist në mes të 1924 dhe 1926. Libri me dy vëllime përfshin biografinë e Hitlerit dhe programin politik të Partisë së tij Nacional Socialiste të Punëtorëve gjermanë (NSDAP ose \"Nazistët\").
Më shumë se nëntë milionë kopje të këtij libri ishin shitur në mbarë Gjermaninë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Pas rënies së regjimit nazist dhe vdekjes së Hitlerit, forcat aleate ia dorëzuan të drejtën e autorit shtetit jugor gjerman të Bavarisë.
Qeveria e shtetit bavarez deri më tani ka penguar çdo ribotim të librit për shkak të përmbajtjes së saj anti-semite dhe shqetësimeve se mund të forcojnë më tej propagandën neo-naziste të grupeve ekstremiste.
Organizatat hebraike kanë kundërshtuar prej kohësh heqjen e ndalimit të ribotimit të Mein Kampf, megjithatë, gjermanët janë në gjendje të shohin tekstin në internet.
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga grupet e ndryshme në lidhje me botimin e librit muajin e ardhshëm, në kohën e rritjes së ksenofobisë dhe të krahut të djathtë ekstrem në Gjermani, Kellerhoff tha se edicioni i shënimeve kritike-Mein Kampf nuk do të rrisë popullaritetin e lëvizjeve të tilla.
\"Ka shumë gjasa që ky libër të hyjë në listën bestseller në Gjermani, pasi institucioni ka planifikuar për të shtypur rreth 4.000 kopje\" tha ai.
Instituti për Historinë Bashkëkohore ka planifikuar lirimin librit \"Mein Kampfi i Hitlerit: Një botim kritik\", javën e ardhshme dhe do të arrij nëpër libraritë midis 8 dhe 11janarit.
Botimi kritik i librit i lideri nazist do të publikohet në dy vëllime, dhe do të shitet për 59 euro (62 dollarë).
Ministrat e drejtësisë të 16 shteteve federale në vitin 2014 u pajtuan që të parandalojnë çdo ribotim të Mein Kampf për qëllime propagandistike, duke marrë veprim ligjor në përputhje me Kodin Penal gjerman, i cili dënon gjuhën e urrejtjes dhe nxitjen e urrejtjes.