23 Dhjetor 2024

Restaurohet shtëpia e familjes Kolshi dhe Skenderi në Prizren

Prizren, 4 mars - Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha ka inspektuar punimet restauruese të cilat po bëhen në shtëpinë e familjes Kolshi dhe Skenderi në qytetin e Prizrenit.

Gjatë kësaj vizite ai është njoftuar për së afërmi rreth ecurisë dhe dinamikës së punimeve që po zhvillohen në këtë ndërtesë nga ana e organit mbikqyrës.

Drejtori i QRTK-së në Prizren, gjatë kësaj vizite është shprehur se “shtëpia e familjes Kolshi dhe Skenderi, bazuar në stilin arkitektonik, teknikës dhe materialit të ndërtimit, ruan vlerat artistike dhe arkitekurore të saj, andaj edhe është bërë pjesë e programit të QRTK-së në Prizren”.

Ndërkaq në anën tjetër pronarët nga familja Kolshi dhe Skenderi, si përfitues të këtij projekti kanë falenderuar Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe Ministrinë e Kulturës, për vëmendjen e shtuar që po tregojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit. 

Kjo shtëpi sikurse edhe shumë ndertesa të tjera që po restaurohen në Prizren i është nënshtruar procesit të restaurimit në kuadër të zbatimit të programit masat preventive- intervenimet emergjente financuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)