Reperi 50 Cent, aksident në autostradë
New York, 27 qershor - Reperi 50 Cent u përfshi në një aksident serioz me makinë në New York, në orët e para të mëngjesit të së martë.
Këngëtari i Candy Shop u dërgua me urgjencë në spital pas përplasjes së 4x4 së tij, drejtuar nga një miku i reperit, me një kamion gjatë autostradës që lidh qytetin me Long Island.
Gjatë shoqërimit në spital, 36-vjeçarit iu vendosën pajisje për ti bllokuar qafën, në mënyrë që të sigurohej, nëse do të kishte pësuar ndonjë frakturë në shtyllën kurrizore.
Për fat të mirë, gjatë aksidentit reperi pësoi vetëm disa lëndime të lehta.