Renee Fleming, sopranoja më e dashur për amerikanët
Los Angelos, 14 maj - Nëse shikon thjesht të ardhurat nga shitjet, muzika country është muzika më popullore në Shtetet e Bashkuara, pasuar nga muzika pop dhe hip-hop. Megjithatë, një soprano ka arritur të sigurojë famë dhe sukses edhe jashtë botës së muzikës klasike. Në vazhdim një portret i sopranos Renee Fleming, e njohur si diva e popullit:
Po dëgjoni Renee Fleming, një nga sopranot më të njohura në botë, në një arie nga opera La Wally La ((VUH lee)) e Alfredo Catalanit. Kjo është një nga ariet e shumta që e kanë bërë artisten të mirënjohur.
Sopranoja ka interpretuar para pjesëtarëve të familjeve mbretërore e presidentëve të ndryshëm, por e kaluara e saj ka qenë shumë më e thjeshtë. Ajo u rrit pranë qytetit Rochester, afro 500 km nga Teatri Metropolitan i Operas në Nju Jork, epiqendra e muzikës klasike në Shtetet e Bashkuara. Prindërit e saj ishin mësues muzike në shkolla publike.
Prindërit e mi këndonin. Ata këndonin duet dhe jepnin mësime muzike. Gjithmonë kur mblidheshim për darkë diskutoheshin edhe nxënësit dhe shfaqjet e tyre muzikore. Kur shkonin për udhëtime, gjithmonë këndonim në makinë.
Megjithë këtë përvojë në fëmijëri, Renee kishte turp dhe ndjente emocione në skenë. Momenti vendimtar ishte gjatë studimeve universitare kur konkuroi për tu bërë pjesë e një kompleksi xhazi dhe u bë këngëtarja e rregullt e grupit.
Gjatë interpretimit duhej edhe të komunikoja me spektatorët, që për mua ishte traumatike. Por gradualisht fillova të ndjehem më e sigurtë. Të rinjtë kanë aftësinë të përshtaten. Ky ishte hapi i parë në rrugën time.
Sopranija Fleming njihet për ngrohtësinë e interpretimit, siç e tregon edhe ky interprtim i një kompozimi të Shubertit. Ndryshe nga shumë artistë të tjerë klasikë, ajo komunikon direkt me spektatorët, gjë që i ka shtuar radhët e admiruesve të saj me shumë simpatizantë të rinj.
Zonja Fleming pohon se shumë njerëz e shohin operan dhe muzikën klasike si diçka të huaj. Ajo përpiqet ti bëjë për vete gradualisht:
Shumë njerëz pëlqejnë pjesë që i njohin. Përgjithësisht muzikën lirike të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Puçini është kompozitori kryesor në koncertet që jap.
Por unë përfshij edhe kompozime që mund të mos jenë krej të njohura, por janë shumë të bukura.
Këngë për Hënën nga kompozitori çek Antonin Dvorzhak, dikur jo shumë e njohur, tani është bërë një ndër pjesët e njohura në interpretimet e sopranos.
Renee Fleming ka regjistruar albume në zhanra të ndryshme që nga kompozime të Olivier Messiaen ((MEH see anne)) tek recitimi muzikal francez Poemes pour Mi tek interpretimi zhaz Touch the Hand of Love, apo Stepping Stone from Dark Hope, që i përket rrymës muzikore Indy Rock.
Megjithëse elementi më i fortë i saj është opera, ajo përpiqet që të ndihmojë të tjerët të gjejnë kënaqësinë që sjell çdo formë e krijimtarisë artistike.