27 Dhjetor 2024

Regjisorë dhe producentë kosovar i bashkëngjiten Akademisë Evropiane të Filmit

Prishtinë, 25 tetor - Akademia Evropiane e Filmit (EFA) në rrugën e pranimeve të anëtarëve të ri, ka dërguar ftesat edhe për katër anëtarë të ri kosovar të cilët kanë dëshmuar sukseset për të qenë pjesë e EFA-së.
 
Anëtarët më të ri të Akademisë janë dy regjisorët kosovar, Faton Bajraktari, i njohur me filmin ‘Home Sweet Home’ dhe Edon Rizvanolli, i njohur me filmin ‘T’padashtun’, që të dy filma propozime të Kosovës për Oscars, si dhe dy producentët, Valon Bajgora dhe Yll Uka të cilët janë bashkëproducentë të filmave ‘Three Days in September’ dhe ‘Rooftop Story’.
 
Drejtori i QKK-së, Arben Zharku u shpreh: “Duke qenë se QKK është patron në Akademinë Evropiane të Filmit, afërsia me Akademi veçse po rritet. Anëtarësimet e reja janë rezultat i sukseseve të filmave kosovar dhe pasqyrë e zhvillimit të kinematografisë tonë.”
 
Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themeluese si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.

Me këto pranime Kosova arrin një numër rekord prej 22 anëtarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)