Reese Witherspoon, nënë për herë të tretë
Los Angelos, 28 shtator - Reese Witherspoon është bërë nënë për herë të tretë pasi lindi një djalë me emrin Tennessee James ditën e premte.
Për aktoren e famshme hollivudiane vogëlushi është fëmija i parë me bashkëshortin e saj aktual, menaxherin Jim Toth.
36-vjeçarja ka dy fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin Ryan Philippe: 13-vjeçaren Ava dhe 8-vjeçarin Deacon.
Tashmë aktorja do të marrë një periudhë pushimi nga projektet kinematografike për tu marrë me rritjen e djalit.