Reese Witherspoon në muajin e gjashtë të shtatzanisë
Hollywood, 20 korrik - Aktorja Reese Witherspoon edhe pse është shtatëzenë duket se ia ka arritur qëllimit të prezantohet me një pamje të këndshme, disi të shkujdesur, por shumë femërore.
Aktorja 36-vjecare, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzanisë u shfaq në LAX, me një palë xhinse, një bluzë të ngushtë dhe një këmishë të lirshme sipër. Me një palë këpucë të sheshta dukej shumë e ëmbël.
Nëna e dy fëmijëve duket shumë e lumtur në pritje të fëmijës së saj të tretë.