30 Dhjetor 2024

Raporti i Progresit konfirmon degradimin e trashëgimisë kulturore

Prizren, 17 tetor - Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2013 i publikuar nga Komisioni Evropian ka konfirmuar shqetësimet e shoqërisë civile në Prizren dhe Kosovë për degradimin e trashëgimisë kulturore.

Raporti i publikuar të mërkurën në mënyrë eksplicite konstaton se “interesat biznesore shpesh herë mbizotërojnë kundruall interesave të trashëgimisë kulturore”, duke aluduar në ndërtimet pa leje.

Njëherësh, Komisioni Evropian, në pjesën e raportit që flet për të drejtat kulturore ka bërë thirrje për “veprime të fuqishme për të ndaluar aktivitetet ilegale dhe degraduese si dhe korrigjimin e atyre ndërtimeve që kanë tejkalime”.

EC Ma Ndryshe një kohë të gjatë është duke e përcjellë nga afër aktivitetin ndërtues në Qendrën Historike të Prizrenit.

Gjatë gjithë kësaj kohe monitoruesit kanë ofruar dëshmi të panumërta të ndërtimeve pa leje, të cilat si pasojë janë duke e shkatërruar trashëgiminë kulturore të kësaj zone.

Në mënyrë të veçantë, gjatë angazhimit tonë kemi ofruar dëshmi dhe raste konkrete të degradimit urban të Prizrenit, duke apeluar për veprim institucional.

Dokumentimi i rasteve të degradimit urban ka qenë dhe vazhdon të jetë angazhim qëndror i punës sonë, gjithmonë duke shpresuar në vëmendje të institucioneve lokale dhe qëndrore për veprim parandalues dhe ndëshkues.

Ne konsiderojmë se gjuha shumë e drejtpërdrejtë e Komisionit Evropian në raport me degradimin e trashëgimisë kulturore duhet të kuptohet si një alarm dhe apel vendimtar për institucionet e Kosovës.

Në raport me Qendrën Historike të Prizrenit, kjo porosi duhet të lexohet me shumë kujdes dhe të përkthehet në veprim të menjëhershëm nga autoritetet komunale të Prizrenit. Për më tepër, përgjegjësi direkte për të siguruar rend urbanistik në Prizren kanë edhe Ministria e Kulturës dhe Ministria e Planifikimit Hapësinor.

Për këtë arsye, EC Ma Ndryshe ripërsërit kërkesën për veprim të menjëhershëm të institucioneve shtetërore për ta shpëtuar trashëgiminë kulturore nga degradimi që vjen si pasojë e ndërtimeve pa leje.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)