Randevu, surprizë për fansat
Prishtinë, 16 dhjetor - Baboo Darabuka dhe Dj Benity vijnë me projektin e tyre të fundit për vitin që po lëmë pas, të titulluar Randevu, i cili do të kompletohet me videoklip gjatë vitit 2015.
Pasi në kemi angazhime edhe mbrëmje të ndryshme për festat e fundvitit vendosëm të realizojmë një projekt të ri, i cili është realizuar në Prishtinë në studion e Donat Prelvukajt. Instrumentali është një single i realizuar enkas për Baboo Darabuka dhe Dj Benity, dhe vjen si dhuratë për festat e fundvitit për të gjithë adhuruesit e muzikës sonë, kanë thënë ata.
Në këtë projekt kemi filluar punën qysh në muajin shtator, plani ka qenë edhe për realizimin e videoklipit, po për shkak të agjendës se ngjeshur me xhirime të festave të fundvitit, videoklipi i këtij instrumentali do të realizohet pas Vitit të Ri 2015, janë shprehur ata për Telegrafi-n.
Ky është projekti i fundit për vitin 2014 dhe një pikënisje për projektet e ardhshme të tyre në vitin që vjen.
Baboo Darabuka & Dj Benity njëherësh ua kanë uruar fansave të muzikës së tyre festat e fundvitit duke u dëshiruar shumë shëndet suksese dhe gjitha të mirat për vitin 2015.