Ramazzotti-Marica, puthja zyrtarizon lidhjen
Milano, 22 qershor - Eros Ramazzotti mbyll përfundimisht dritaren për ish bashkëshorten Michelle Hunzinger pasi ka dhënë puthjen e parë zyrtare pas shumë kohësh.
Gjatë mbremjes speciale për 20 vjetorin e Dolce&Gabbana, këngëtari italian është puthur në publik me të fejuarën Marica Pellegrinelli, një modele 21 vjecare, me të cilën është lidhur që prej një viti.
Eros ia ka prezantuar të fejuarën vajzës së tij Aurora dhe pak muaj më parë ata kanë kaluar disa ditë pushime në ishujt Maldive.
Në Pallatin Marino të Milanos të ftuarit e Dolce&Gabbana ishin rreth 800, mes tyre shumë figura të njohura si, Monica Bellucci, Eva Herzigova, Peaches Geldof, Rachel Weisz, Duffy, etj.